Tiranë, nis ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën e Kodrës së Priftit

310

Në zonën e Kodrës së Priftit po zbatohet një projekt tjetër investimesh kapitale nga ana e Bashkisë së Tiranës për të rritur aksesin në infrastrukturën hidroteknike në një territor që ka një popullsi të dendur, por që nuk është investuar prej vitesh.

Rrjeti i ri i ujësjellësit në rrugën “Dalip Topi” do të rrisë jo vetëm kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Burimi: lexo.al