“Toka në Shkollë”, një serë sera e dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tiranë

83

Inaugurohet sera e dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale të Shkollës Speciale Luigj Gurakuqi në Tiranë.

Sera mesimore do t’u ofrojë nxënësve të shkollës speciale edukim alternativ praktik për kopshtari dhe hortikulture por jo vetëm. Në serë duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, me mësuesit dhe vullnetarët krijohet një mjedis miqësor për edukimin e tyre, i cili ndikon ne rritjen e mirëqenies mendore dhe fizike të nxënësve dhe i lejon ata të përmirësojnë sadopak aftësitë e tyre motorike dhe shqisore.

“Toka në Shkollë” është një program i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserave në mjediset e shkollave.