Triumfon i riu shqiptar, tjetër medalje për Shqipërinë në Taekwondo

156

Vetëm në 2018 Juirdo Cani ka grumbulluar 11 medalje dhe trofe personalë në aktivitetet e sportit të Taekwondo në disa shtete të ndryshme, por medalja e bornxit e marrë në ‘Greece Open’, është më e rëndësishmja, pasi në këtë aktivitet grumbullohen pikë për pjesëmarrje në olimpiadë.

Pasi fitoi 3 ndeshje radhazi në grupin e tij, Canit i iku nga duart ajo e arta vetëm për 20 sekonda.

Për herë të dytë në historinë thuajse 30-vjeçare të sportit të taekwndo në Shqipëri vjen një medalje e kësaj rëndësie.

Synimi i radhës është pjesëmarrja në Kroaci pas dy javësh aty ku shpresohet në tjetër medalje.