Turizmi i jahteve, ja sa miliarderë zgjodhën Durrësin

135

Numri i jahteve turistike që janë ankoruar në kalatat e portit më të madh të vendit që nga fillimi i vitit 2018 ka arritur në 345, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën vjetore të vitit paraardhës që arriti në 294 jahte gjithsej.

Pjesa më e madhe e mjeteve lundruese turistike janë ankoruar kryesisht në kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale (Terminali Perëndimor).

Nga të dhënat operative të Sektorit të Statistikave të Portit të Durrësit, që nga 1 janari deri më 24 shtator 2018 në port, janë ankoruar 345 jahte të përmasave të ndryshme.

Ndërkaq, sipas të njëjtit burim, mësohet se shifra e të gjithë vitit 2017 ka ndaluar në 294 jahte gjithsej.

Vetëm gjatë periudhës 1-24 shtator 2018 në portin e Durrësit kanë qëndruar për periudha deri në një javë 41 jahte me flamurë të vendeve të ndryshme të botës.

Miliardere nga vende të ndryshme kane zgjedhur Shqiperine per t’u relaksuar