Një ndër nismat më të famshme të momentit në të gjithë botën, “Trash Tag” sapo ka mbërritur edhe në vendin tonë.
Që prej fillimit të muajit mars, qindra dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë renduar me qese të zeza në rrugë, plazhe, pyje duke mbledhur mbeturinat.
I tillë është edhe Lulzim Hupi nga Bulqiza i cili shkruan në facebook se është hera e parë që ka bërë një punë të tillë dhe tashmë ndjehet i çliruar.
Në vetëm dy orë e 45 minuta, Lulzimi ka pastruar plot 12 thasë me mbeturina. A e mbyll postimin e tij duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve për t’ju bashkuar kësaj sfide.
“Trash Tag” nisi në Arizona të SHBA-ve, ku një burrë hodhi një foto të një vendi para dhe pasi ai e kishte pastruar nga plehrat, teksa kishte nominuar të bënin të njëjtën gjë një ekologjist dhe një aktivist. Të dy të nominuarit e pranuan sfidën me kënaqësi, duke bërë pjesë të kësaj lëvizje kryesisht adoleshentët.