Foto/Ja si është transformuar Vlora

161

Falë investimeve të kryera gjatë viteve të fundit në Vlorë, lagjet dhe rrugët e qytetit kanë ndryshuar krejtësisht pamje.

Përveç shkollave, rrugëve dhe lagjeve të rehabilituara, vend parësor zë Lungomare, një projekt i cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Lungomare jo vetëm në verë, por edhe në stinët e tjera është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

I konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

Një tjetër atraksion që tërheq vëmendjen është edhe Ura ekologjike e ndërtuar në ishullin e Zvërnecit, e cila ka bërë që ky ishull të kthehet në një destinacion artistik dhe i frekuentueshëm për të gjithë këmbësorët e interesuar.