Qielli i Tiranës u “pushtua” nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koereografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të Bazës së Kuçovës.
Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë.
Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.