Violinisti që na bën krenar në mbarë botën: Prindër, mësojuni shqipen fëmijëve

305

Në samitin e dytë të Diasporës nuk kanë munguar as fjalimet nga artistët. Ndër ta ishte edhe violinisti me famë botërore Olen Çezari. Çezari në fjalët e tij u ka bërë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë jashtë kufijve që t’i mësojnë fëmijëve të tyre gjuhen shqipe.

”Jam mësuar të bëj koncerte, jo fjalime. Përfaqësoj atë pjesë të vogël shqiptare në Itali, nga 800 mijë jemi pak a shumë, s’e mbaj mend. Kam pasur fatin të shkoj në Itali si muzikant, ne ishim ata që hanim grushtin, por thoni hej, ne jemi shqiptarë. Por jeta ka vazhduar, ne jemi integruar në jetën e përditshme italiane, dhe ne si artistë kemi pasur fatin që me zanatin që kemi të jemi përpara botës, unë udhëtoj shumë, dhe kudo ku shkoj thonë: po vjen një violinist shqiptar”, u shpreh Çezari.

”Më në fund kemi diasporën tonë, sepse unë po shkoj nëpër botë për Italinë, më në fund tani shkoj të përfaqësoj Shqipërinë. Muzika është një mur që lidh botën dhe nuk ka nevojë për fjalë, kurse ne si shqiptarë kemi nevojë ta rikujtojmë shqipen. Prindër, mos ja lëshoni shqipen fëmijëve se kjo është thelbësore që ta mbartin gjuhën edhe tek gjeneratat e tjera”, përfundoi violinisti Olen Çezari.