Viti i ri shkollor, 3 miliardë lekë për arsimin profesional

191

Për shkollat e arsimit profesional nga viti 2013-2018 janë investuar 1.58 miliardë lekë, deri në 2021, do të investohen 3 miliardë lekë

2017-2018,  9 shkolla të reja me standarde europiane dhe laboratorë modernë

Sipas statistikave zyrtare në shkollën e Ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë janë investuar 106 milionë lekë dhe përfitojnë 1152 nxënës. 2017-2018 shënon rikonstruksionin e shkollës Profesionale “Ali Myftiu”, Elbasan  ku janë investuar 98 milionë lekë e ku përfitojnë 920 nxënës. Në shkollën “Petro Sota”, Fier janë investuar 94 milionë lekë e përfitojnë 830 nxënës.

Po ashtu është kryer rikonstruksioni i shkollës “Kristo Isak” në Berat, vlera e investimit 73 milionë lekë përfitojnë 240 nxënës. Nga ndërtimi i shkollës së mesme Profesionale “Beqir Çela” në Durrës me vlerë investimi 231 milionë lekë, përfitojnë 1600 nxënës.

Shkolla e Mesme Profesionale “Arben Broci”, Shkodër ka marrë investim me vlerë 308 milionë lekë, përfitojnë 700 nxënës. Nga rikonstruksioni i shkollës së Mesme Profesionale, Kamëz me vlerë investimi 213 milionë lekë, përfitojnë 1800 nxënës.