Të jesh në krye të një kompanie apo një grupi pune nuk ju bën automatikisht dhe një drejtues për ekipin tuaj. Diferenca mes të qenët një shef dhe një lider është e lehtë, mund të duket e hollë por është e rëndësishme për njerëzit që punojnë me ju.
Hapi i parë për të kuptuar se si të jeni një drejtues konsiston në analizën e mënyrës së sjelljes.
Më poshtë është një listë me dhjetë tipe sjelljesh që do t’ju ndihmojnë të kuptoni ndryshimin mes një shefi dhe një lideri.
1- Një shef di gjithçka, një lider nuk rresht kurrë së mësuari.
2- Një shef jep përgjigje; një lider kërkon zgjidhje.
3- Një shef flet më shumë se sa dëgjon; një lider dëgjon më shumë se sa flet.
4- Një shef drejton; një lider trajnon.
5- Një shef kritikon; një lider inkurajon.
6- Një shef identifikon dobësitë; një lider kërkon aftësitë natyrale.
7- Një shef përdor vetën e parë njëjës të përemrit vetor “Unë”; një lider përdor vetën e parë të shumësit “Ne”
8- Një shef do t’ju qortojë; një lider merr përgjegjësinë.
9- Një shef mbron veten; një lider ndan dobësitë e tij.
10- Një shef kërkon rezultate; një lider nxit performancën.