12 lajme të mira për ditën e sotme

158

1- Tirana International Film Festival 2018, eventi më i rëndësishëm kinematografik në Shqipëri

Eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri, Tirana International Film Festival 2018, ka çelur siparin me një program të pasur. Lajmi i mirë i këtij eventi është fakti që fituesi i ”Best Short” kualifikohet për në Oscar më shumë

2- Aktorja e famshme ka deklaruar se është shqiptare

Bëhet fjalë për aktoren me famë botërore, Irene Papas, e cila në moshën 92 vjeçare ka deklaruar se s’mund ta lërë këtë botë pa thënë se është shqiptare. Irene ka luajtur në më shumë se 90 projekte filmike si dhe në disa shfaqje teatrale më shumë

3- Ka nisur ndërtimi i urave në “Rrugën e Kombit”, të cilat kanë qenë të papërfunduar qyshse është hapur kjo rrugë

Urat që i mungojnë “Rrugës se Kombit” janë duke u ndërtuar nga autoriteti rrugor shqiptar. Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji i paraprin hapjes së pikës kufitare dhe doganore të përbashkët me Kosovën më shumë

 

4- Ansambli Popullor dhe perlat e folklorit shkojnë në Gjermani

Starton “Nëntori Shqiptar 2018” në Gjermani. Trupa e Ansamblit Popullor do të dhurojë emocione të mëdha në dy koncertet që do të zhvillojë në qytetet Essen dhe Munich më 16 dhe 19 nëntor më shumë

 

5- Shqiptarët më shumë interesi për muzetë dhe parqet arkeologjike

Instituti i Statistikave, përmes publikimit të fundit të të dhënave për kulturen, ka konfirmuar interesin në rritje të shqiptarëve drejt ekspozitave, muzeve apo parqeve arkeologjike. Sipas statistikave të kulturës  numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e tretë 2018 është 94 më shumë

6- BE, 9.7 milionë euro për integrimin e të rinjëve në Kukës dhe Lezhë

BE ka akorduar një fond 9.7 milionë euro për Kukësin dhe Lezhën, i cili do të konsistojë në projekte për mjedisin, turizmin nxitjen e integrimit të të rinjve më shumë

 

7- VIDEO/ Flamingot ‘pushtojnë’ Divjakën

Flamingot kanë “pushtuar” lagunën e vogël në pjesën jugore të parkut Divjakë-Karavasta, të njohur me emrin Godulla e Ushtarit. Zogjtë lozonjarë tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre më shumë

 

8- Rreth 300 mijë vizitorë kanë vizituar Beratin dhe Gjirokastrën në 10 muaj

Këtë vit, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin historik të Gjirokastrës dhe Beratit ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Madje edhe pse dukej sikur ishte mbylluar sezoni turistik, vazhdon të ketë vizitur të konsiderueshëm edhe në këtë kohë më shumë

9- Shqiptarët me jetëgjatësinë më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore

Sipas UNDP Shqipëria është renditur si njënga dy vendet me jetëgjatësinë më të lartë në të gjithë Europën dhe Azinë qëndrore më shumë

 

10- FOTO/ Del në dritë memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Ky memorial po i nënshtrohet restaurimit, dhe punimet po ecinin me ritme të shpejta më shumë

 

11- Dua Lipa shpallet artistja më e mirë në botë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka shënuar edhe një sukses tjetër, duke u zgjedhur artistja më e mirë e vitit. Gjithashtu, ditën e djeshme ajo ka publikuar edhe videokilpin e saj më të ri me Andrea Bocelli “If only” më shumë

12- 23-vjeçarja shqiptare që fitoi zgjedhjet në Belgjikë: Ëndërroja që fëmijë…

Edhe pse është vetëm 23 vjeç, ajo ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e Asamblesë në qytetin e Roeselares, në Belgjike, ku jeton prej 20 vitesh me familjen. Deniza Myftari rrëfehet në emisionin ”Pasdite”  më shumë