5656 vizitorë në kalanë e Gjirokastrës në tremujorin e parë 2024

0

Qyteti muze i Gjirokastrës po njeh çdo ditë rritje të numrit të vizitorë vendas e të huaj në muzetë, shtëpitë karakteristike të qytetit, pasuri e UNESCO-s, e sidomos në kalanë e tij.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njofton se vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, e cila shënoi një numër të lartë vizitorësh për periudhën 1 mars – 31 mars 2024.

Sipas të dhënave që vijnë nga DRTK Gjirokastër, vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1 mars – 31 mars 2024 kanë ardhur duke u rritur, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara.

Gjatë kësaj periudhe kalaja u vizitua nga gjithsej 5656 vizitorë, ose 2186 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023, si dhe rritje me 3825 më shumë se gjatë vitit 2022.

/ata.gov.al