Automotopark-u i parë shqiptar po ngrihet në Elbasan

8

Në Elbasan po vijojnë me ritme të larta punimet për automotoparkun, i cili do t’i japë zhvillim ekonomik qytetit, por edhe Shqipërisë së Mesme.

U publikuan sot pamje në rrjetet sociale nga punimet në këtë automotopark ku thekson se po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA).

Ky automotopark do të shërbejë për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

Automotoparku Elbasan shënon një hap historik për automotorizmin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

Gjithashtu do të ngrihet muzeu dhe atelieri RETRO, drag-strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë off-road, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Ky park do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

/ata.gov.al