Çdo 5 vjet akreditim për spitalet dhe klinikat

98

Spitalet, klinikat mjekësorë private apo publike dhe klinikat stomatologjike do të duhet të akreditohen çdo 5 vjet për cilësinë dhe standardin që përfaqësojnë.

Një ndryshim i bërë së fundmi në ligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” ka zgjeruar konceptin për procesin.

Sipas ligjit akreditimi është procesi i pavarur për vlerësimin e jashtëm të cilësisë, i cili përcakton nëse institucioni i kujdesit shëndetësor përmbush standardet e caktuara të cilësisë, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Neni 26 i draft ligjit që përcakton pikërisht pjesën e akreditimit, vlerëson se përjashtim nga rregulli do të bëjnë vetëm laboratorët mjekësorë.

Referuar të dhënave nga viti i kaluar, në vend operojnë 54 spitale publike dhe private, 415 qendra shëndetësore, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratorë privat, 1416 klinika stomatologjike.