Çelen 49 degë profesionale

196

Këtë vit janë hapur për herë të parë 103 programe të reja studimi në të gjitha universitetet në vend, nga të cilat 49 programe 2-vjeçare profesionale në arsimin e lartë.

Të gjitha degët profesionale janë për nxitjen e punësimit. Këto programe janë dyvjeçare dhe janë programe për të marrë njohuri për të qenë pjesë e tregut të punës në një kohë të shkurtër.