Foto/ Vijon puna për bypass-in e Tepelenës

198

Puna në kantierin e bypass-it në Tepelenë, është nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytet.

Aktualisht, punimet po kryhen në tre drejtime. Aksi Tepelenë-Vlorë, ku përfshihet ana veri-perëndimore (poshtë kalasë) që do të bëjë të mundur zhvillimin e trafikut nëpërmjet qytetit, e cilësuar si “Unaza e Madhe”.

Gjithashtu në të dyja kahet e aksit, vijon puna për zgjerimin dhe rehabilitimin e skarpateve.

Një punë mjaft e madhe po zhvillohet në bregun e Vjosës, poshtë kalasë, përmes së cilës po sigurohet argjinatura mbrojtëse dhe vendosja e bazës për ngritjen e pilotave, ku më pas do t’i shërbejnë ngritjes së urës dhe zgjerimit në të gjithë trupin e aksit me shtrirje gjatësore 2.2 km.