Laprakë, përfundojnë punimet për rrugën “Besnik Hidri”

383

Përfundojnë punimet për rrugën “Besnik Hidri”. Falë kësaj ndërhyrje banorët e lagjes sot kanë një rrugë të shtruar, me trotuare, ndriçim, sinjalistikë, përfshi edhe rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.

Rruga “Besnik Hidri” ndodhet në Njësinë 11 dhe shtrihet në një zonë të zhvilluar pas viteve ’90. Rruga është pajisur me trotuare në të dyja krahët, ndriçim dhe sinjalistikë të nevojshme. Gjithashtu, në rindërtimin e rrugës janë kryer të gjitha punimet e nevojshme që kanë të bëjnë me rrjetin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza.