Çlirohen dy arinj të robëruar në Parkun Kombëtar të Thethit

321

Robërimi i kafshëve të egra për qëllime tregtie apo fitimi tjetër, ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për shoqatat e ruajtjes së këtyre kafshëve. Ky shqetësim ka qenë i përhershëm edhe për Ministrinë e Mjedisit dhe agjencitë mjedisore.

Në vazhdim të kësaj veprimtarie, Administrata e Zonave të Mbrojtura  në Shkodër, në Bashkëpunim me Koalicionin “ Të Shpëtojmë Arinjtë Shqiptarë”, nën udhëheqjen e shoqatës “Katër putrat (Four pas”) dhe me mbështetjen e Associazione Salviamo gli Orsi della Luna (Itali), kreu këto ditë një inspektim në Parkun Kombëtar  të  Thethit  ku kishte informacion për ekzistencën e dy arinjve në gjendje robërie.

Arinjtë në fjalë u vaksinuan nga specialistët e AdZM-së dhe  iu vendosën mikroçipa sinjalizues për vendndodhjen. Në momentin më të parë të mundshëm, arinjtë do të transferohen në  ambiente të përshtatshme për rehabilitimin e kësaj specie të rrezikuar.

Burimi: Shqip.com