Puna.gov.al/ 1742 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë, ja si të aplikoni

69

Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës janë tashmë të ofruara 1742 vende pune në 65 qytete të Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Bashkia e Durrësit e ndjekur nga ajo e Tiranës, janë dy bashkitë që ofrojnë edhe më tepër vende pune.

Ndërkohë, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.