Hidhet poshtë dyshimi i botës! Vaksinat NUK shkaktojnë autizëm te fëmijët

83

Nuk ka asnjë lidhje mes vaksinave të fëmijëve dhe autizmit! Ky është zbulimi i studimit të fundit të zhvilluar gjatë 17 viteve. Studimi shqyrtoi lidhjen mes vaksinës së fruthit, shytave e rubeolës me autizmin dhe hulumtuesit dolën në përfundimin se fëmijët nuk rrezikohen aspak.

“Studimi mbështet fuqishëm që vaksinimi nuk rrit rrezikun për autizëm dhe nuk shkakton autizëm te fëmijët e prekur”, shkruhet në studimin e publikuar te “Annals of Internal Medicine” nga Kolegji Amerikan i Mjekëve.

Studimi vjen si një kundërpërgjigje ndaj dyshimeve të njerëzve se, vaksinat mund të shkaktojnë autizëm te fëmijët.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje prej 30% të rasteve të fruthit dhe viruseve vdekjeprurëse në të gjithë botën, për shkak të mos vaksinimit. Në janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti hezitimin për t’u vaksinuar si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global në vitin 2019