Gjeniu i letërsisë shqipe Ismail Kadare u nderua me urdhrin e lartë francez “Komandant i Legjonit të Nderit”. Ceremonia e dhënies së titullit është mbajtur në pallatin Elize, ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama. Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 Janarin e 2016 -ës, ndërkohë që ceremonia e akordimit u zhvillua sonte. Ndërsa “Kalorës i Legjionit të Nderit” shkoi për viktimat dhe heronjtë e sulmeve terroriste, ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, në Janar të 2015. “Kalorës i Legjionit të Nderit” u krijua nga Napoleon Bonoparti në vitin 1802. Ai përbëhet nga pesë kategori, ku më e larta është “Kalorës”.
Përse Duhet ta Pini Kafen e Mëngjesit me Kanellë
Kanella: Erëza Magjike për Kafen e Mëngjesit
Kanella është një shtesë e dashur jo vetëm për ëmbëlsira, por edhe për kaf...