Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve

1

Kosova e ka mbyllur me fitore rrugëtimin e saj në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.  Dardanët kanë triumfuar ndaj Lituanisë me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Goli që ia siguroi tri pikë të plota Kosovës erdhi në minutën e pestë, derisa realizues ishte Muharrem Jashari, raporton KosovaPress. Pikërisht Jashari ishte ai i cili i la vendasit me një lojtarë më pak në fushë pas u përjashtua me karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar në mesfushë.

Kjo bëri që në pjesën e dytë lituanezët të ishin më të rrezikshëm duke kërcënuar disa herë portën e Arjanet Muric, madje arritën që ta godisnin edhe shtyllënGjithsesi, deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Kosova mori tri pikë të plota.

Kështu Kosova mbetet në vendin e dytë në këtë grup me 12 pikë, tri më pak se Rumania e vendit të parë dhe është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen me rumunët pas incidentit të ndodhur tri ditë më parë në Bukuresht ku ndeshja u ndërpre për shkak të fyerje nga tifozët vendas kundër Kosovës.

Referenca: ata.gov.al