“Mrekullitë e Shqipërisë”, BBC World cikël dokumentaresh

5

Nga Butrinti në Alpet shqiptare, rrjeti ndërkombëtar i BBC-së ka prodhuar një seri programesh mbi turizmin kulturor dhe historik të vendit tonë, që nisën transmetimin më 21 janar.

Nën titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, gazetarja Bettany Hughes udhëton drejt Shqipërisë malore për të zbuluar një vend me qytete dhe fortesa epike, vende arkeologjike dhe një histori dhe kulturë të larmishme.

“Mrekullitë e Shqipërisë” është një prodhim shumëserial i një prej televizioneve më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Në episodin e parë, gazetarja Bettany Hughes viziton qytetin antik të Butrintit, takimi me komunitetet në Alpet spektakolare shqiptare, ku pjesë e eksplorimit është Kulla e Ngujimit apo edhe Lahuta,instrumenti muzikor autokton i shqiptarëve.

Një tjetër pjesë i kushtohet Gjirokastrës duke zbuluar bunkerin sekret të nëndheshëm dhe vilën e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Programi merr një rëndësi të veçantë, pasi autorja Bettany Hughes është mjaft e njohur dhe ka një karrierë të gjatë si historiane dhe autore e programeve televizive kushtuar turizmit historik dhe kulturor, duke promovuar mrekullitë e Shqipërisë dhe paraqitur ato në sytë e gjithë botës.

Cikli “Mrekullitë e Shqipërisë” transmetohet në BBC World Service dhe ka 4 episode.

Promovimi i Shqipërisë në BBC është i fundit, pas disa artikujve rekomandues në gazetën New York Times apo mediave të tjera ndërkombëtare.

Kohët e fundit New York Times rekomandoi Luginën e Vesojës si një mrekulli natyrore që duhet vizituar gjatë vitit 2023. Lugina mori famë ndërkombëtare pasi lumi i vetëm i egër në Evropë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

/lajmifundit.al