Një kandidat shqiptar kërkon votën për zgjedhjet në Zvicër

258

Të dielën e javës që vjen , më 12 mars në Kantonin e Soloturnit mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit. Në këto zgjedhje kandidon në radhët e CVP-së edhe politikani i ri shqiptaro-zviceran, Shpëtim Xhemaili. Ai ka mbaruar kolegjin AKAD dhe punon si agjent në Airline Assistance Switzerland. Po ashtu Shpëtimi ka një përvojë edhe në punën e modelimit dhe aktrimit. Ai jeton në Trimbach, Solothurn.

Ai ka bërë një thirrje në faqen e tij të facebook-ut përmes së cilës u drejtohet të gjithë shqiptarëve me shtetësi zvicerane që jetojnë në regjionin e tij, duke i sensibilizuar që të votojnë më 12 mars dhe duke i lutur qe t`ia japin votën atij.