Panelet diellore edhe nga pasta e … dhëmbëve?!

5

Ashtu si me shumicën e teknologjive të gjelbra, problemi me panelet diellore është kostoja e tyre, por tani studiuesit e Universitetit të Oksfordit mund të kenë gjetur një zgjidhje, shkruan focus.it.

“Tashmë panenet diellore të lira me okside metalike mund të prodhohen edhe nga pasta e dhëmbëve”, theksojnë autorët e studimit.

Studiuesit në departamentin e fizikës kanë zbuluar se oksidet metalike që gjenden zakonisht në pastën e dhëmbëve mund të përzihen me një ngjyrë të veçantë dhe të nguliten në xhami për të krijuar një lloj keku që transformon energjinë e diellit në energji elektrike.

“Panelet diellore të reja që përftohen nga kjo procedurë përdorin materiale me kosto të ulët dhe jo toksike. Për më tepër, ato mund të bëhen në ngjyra dhe forma të ndryshme të përshtatshme për xhamat e dritareve ose si pllaka për të mbuluar ndërtesa të tëra.

ata.gov.al