Parqet arkeologjike, nga janari në korrik patën më shumë se 170 mijë vizitorë

0

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot statistikat e vizitueshmërisë së parqeve arkeologjike. Krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve është rritur dukshëm.

Parqet arkeologjike janë hapësira fantastike ku natyra e bukur shqiptare ndërthuret me trashëgiminë kulturore.

Shifrat tregojnë se nga viti në vit vizitorët, shqiptarë e të huaj po e kuptojnë magjinë që përcjellin hapësira të tilla.

Sipas tabelës së publikuar numri i vizitorëve të parqeve arkeologjike në vitin 2020 ishte 29005 persona, në 2021 arriti në 60356, në vitin 2022, në 117635 dhe nga janari e deri në korrik të këtij viti numërohen 173560 vizitorë vendas e të huaj.

/ata.gov.al