Shëndetësia elektronike, prezantohet projekti

503

36 milionë euro do të jenë në funksion të shëndetësisë elektronike. Përveç recetës elektronike, tanimë çdo e dhënë shëndetësore që regjistrohej në kartën mjekësore të pacientit, do të ruhet në mënyrë elektronike.

Gjithçka do të realizohet nëpërmjet programeve e_healthy, projekt i cili shmang burokracitë e tepërta.

Ky projekt u prezantua para mjekëve të familjes, të cilët së shpejti do të pajisen me USB, që do të shërbejë si kod i tyre për të hyrë në sistem, por nga ana tjetër përmban firmën dhe vulën e mjekut.

Burimi: Top Channel