Shëngjergji pret “Domate Fest”, prezantohen produktet dhe ushqimi tradicional i zonës

232

Një fundjavë ndryshe, jashtë qytetit, por jo larg Tiranës! Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest“, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës.

Përgjatë gjithë ditës, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.