Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore

2

Shishtaveci, 30 km larg Kukësit, është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor.

Shishtaveci ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”, që ofron edhe ecjen në shtegun “Shishtavec – Guri i Mëngjesit” për të gjithë pasionantët e sporteve natyrore.

Fshati i Shishtavecit ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në lartësinë 1260 m mbi nivelin e detit.

Ai shtrihet buzë një kodre pothuajse shkëmbore, në lartësinë e së cilës ndodhet Kamenica, me 1330 m lartësi.

Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.

Po ashtu Bjeshkët e Shishtavecit dhe të Kallabakut, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e udhëtimeve dhe ekskursioneve.

/ata.gov.al