Sot festohet Dita e Shën Patrikut

2

Sot është dita e Shën Patrikut, një nga festat më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithëse nuk është një nga festat zyrtare të Amerikës, entuziami me të cilin përcillet kjo ditë, e bën të konsiderohet si festë e ditë pushimi.

“Sot nuk është vetëm një ditë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë irlandeze, por edhe një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Dita e Shën Patrikut është bërë një traditë e kulturës dhe diversitetit amerikan”, shkruhet sot në profilin online të ambasadës amerikane në Tiranë.

Kjo ditë festohet nga miliona amerikanë. Tipike janë paradat me muzikë e njerëz të veshur me të gjelbër për të nderuar trashëgiminë dhe kulturën irlandeze.

Një nga traditat më të famshme në ditën e Shën Patrikut në pesë dekadat e fundit zhvillohet në qytetin e Çikagos ku lyejnë lumin Çikago të gjelbër.

Parada e parë për nder të Shën Patrikut, ka ndodhur pikërisht në Amerikë dhe jo në Irlandë. Ajo u zhvillua në vitin 1601, në qytetin Shën Agustin të Floridës.

Në ditët e sotme, parada më e madhe e Shën Patrikut zhvillohet në Nju Jork, ku më shumë se 2 milionë spektatorë rreshtohen përgjatë bulevardit ku parakalohet. Të gjithë ata transformohen në irlandezë, pavarësisht prejardhjes, të paktën për këtë ditë feste.

/ata.gov.al