Fishat e diabetit falas për personat mbi 65 vjeç, mbi 12 mijë përfitues deri tani

1
Dependent first type Diabetes patient measuring glucose level blood test using ultra mini glucometer and small drop of blood from finger and test strips isolated on a white background

Me fillimin e rimbursimit të fishave të matjes së glicemisë, më shumë se 12 mijë të moshuar të grupmoshës mbi 65 vjeç, kanë përfituar deri tani fishat e diabetit falas.

Në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare vendosi që, përveç grup-moshës 0-25 vjeç, fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe nga grupmosha mbi 65 vjeç, duke përmbyllur kështu ciklin e shërbimit falas nga diagnostikimi, trajtimi me medikamente dhe ndjekjen e ecurisë së sëmundjes së diabetit.

“Për këto grupmosha, fishat e diabetit përfitohen falas në farmacitë e rrjetit të hapur, sipas përshkrimit të recetave nga mjeku i familjes në sistemin eRX, me rimbursim sipas protokollit të ndjekur nga mjekët e familjes”, informon FSDKSH.

Mbi 50 mijë të moshuar që vuajnë nga diabeti, përfitojnë nga përfshirja në rimbursim të fishave për matjen e glicemisë, duke i kursyer të paktën një pension mujor/vit.

Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliard lekë/vit.

Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në 2018. Më pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç. Nga 27 shkurti 2023, fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontrate me FSDKSH, ku përveç kategorisë 0-25 vjeç, tashmë përfitojnë dhe të moshuarit +65 vjeç.

/ata.gov.al