Studim/ Shpresë për të verbrit që t’u kthehet shikimi

86

Në Universitetin e Kalifornisë, një grup i shkencëtarëve kanë arritur të fusin një virus që përmban gjene me receptorë të dritës. Eksperimenti u krye tek minjtë, ku u vërejt që pas disa muajve ata ishin në gjendje të shikonin dritën dhe lëvizjet.

Hulumtuesit shpresojnë se brenda 3 viteve duke përdorur terapinë e gjeneve, doktorët do të arrijnë ta aplikojnë këtë zbulim në syrin e njerëzve që kanë humbur shikimin nga një degjenerim retinal.

Ky zbulim do të arrinte  të kthente shikimin aq sa njerëzit do të jenë në gjendje të lexojnë dhe shikojnë video.