Targat e provës, procedura të reja nga 1 shkurti

134

Nga data 1 shkurt, targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit.

Ky ndryshim, lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor, duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet.