Zbulohet filtri i trurit kundër zhurmave, ja si funksionon

140

Truri është i pajisur me një filtër kundër zhurmës, detyra e tij është që të reduktojë zhurmat që shkaktohen nga lëvizjet e trupit, në mënyrë që të jetë më i fokusuar tek ato që vijnë nga mjedisi rrethues, sipas një studimi të zhvilluar nga studiuesit e Universitetit “Duke” në Karolinën e Veriut, që kanë botuar rezultatet në revistën “Nature”.

Ky filtër krijohet nga neuronet në koren e memories që “bllokojnë veshët” e neuroneve të dëgjimit. Filtri luan një rol thelbësor për mbijetesën, sepse ndihmon në individualizimin e rreziqeve dhe grabitqarëve të mundshëm.

“E veçanta e këtij procesi të anulimit është që truri mëson të fikë përgjigjet ndaj zhurmave të parashikueshme që shkaktohen nga trupi”, shpjegon neurobiologu Richard Mooney.

Për këtë studim autorët monitoruan aktivitetin cerebral të minjve të nxitur të ecin në një pistë vrapi të futur në një ambient virtual.

“Vendosëm të përdorim një tingull që ishte sa më shumë artificial të ishte e mundur për të nxitur trurin e miut që të bëjë më shumë nga se është evoluar”, shpjegon studiuesi David Schneider.

Gjatë ecjes në pistën e vrapit, minjtë treguan një modifikim të vazhduar të lidhjeve nervore mes neuroneve të kores motorike dhe atyre të kores së dëgjimit, duke i mundësuar biologëve të individualizojnë neuronet frenuese që hyjnë në veprim për të anuluar perceptimin e tingullit artificial.