“Zyra” në qiell, me punëtorët e ndërtimit në Nju-Jork

3

Disa video të postuara së fundmi në TikTok tregojnë punëtorët e ndërtimit në Nju-Jork, duke shpalosur aftësitë e tyre në 300 metra lartësi.

Klipet e shkurtra janë postuar nga Marcos Valencia, i cili regjistron momente nga puna e tij dhe e kolegëve nëpër qiellgërvishtësit e Manhatanit dhe Bruklinit.

Në video, punëtori tregon edhe pamjen e frikshme dhe njëkohësisht spektakolare që kanë punëtorët kur ulin kokën poshtë.