10 këshilla për të mundur frikën e të folurit në publik

232

E folura në publik mund të jetë edhe një e mirë për brandin tuaj personal. Ajo mund të ndihmojë në ndërtimin e një reputacioni dhe t’ju forcojë ju si një lider i industrisë. Angazhimet për të folur në publik mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të prezantuar biznese të reja, për të zgjeruar horizontin tuaj dhe mund të hapur gjithashtu dyert për mundësi mentorimi, duke ju dhënë shansin të influenconi drejtëpërsëdrejti të tjerët dhe të bëni një ndryshim.

Në nivel personal, të folurit në publik është një stimulues i jashtëzakonshëm i vetëbesimit. Ai mund të jetë i barabartë me një fluturim me parashutë.

Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë ju të mundni frikën ndaj të folurit në publik.

1. Përgatituni

Mund të jetë e kuptueshme, por mos prisni derisa të hipni në skenë për t’i bërë gjërat bashkë. Merrni pak kohë për të njohur audiencën para jush, dhe bëjini të gjitha shënimet bashkë para ditës së madhe. Kur përgatitej për fjalimet e tij legjendare, Steve Jobs shpenzonte ditë duke bërë prova dhe duke marrë feedback. Shkruani materialet tuaja, lexoni shënimet dhe praktikohuni.

2. Kuptoni frikërat tuaja

Matt Haughty, themelues i MetaFilter, ofron një këshillë të shkëlqyer për fjalimin publik: Kuptoni frikërat tuaja, dhe mësoni biologjinë që qëndron pas tyre. Është e rëndësishme të kuptoni se është normale të ndjeni ankth kur ndodhen qindra sy mbi ju. Pas të gjithave, nëse jeni në një ambjent “të egër” dhe shumë palë sy janë mbi ju, ju jeni në telashe. Në vend që të shkoni pas frikërave tuaja, tregojini vetes se ata sy nuk simbolizojnë telashe, por thjesht se një grup ndodhet atje për të mësuar prej jush. Do të jeni OK.

3. Çlirohuni

Para se të hipni në skenë, çlirohuni. Dilni më miq, dëgjoni muzikë ose shikoni komedi. Çfarëdolloj gjëje që ju ndihmon të qetësoheni dhe ju ngre adrenalinën. Muzika, për shembull, ka treguar se ka një efekt të thellë psikologjik mbi ne, dhe të dëgjoni disa tinguj me energji mund t’ju motivojë.

4. Jini njerëzor

Mos mendoni se duhet ta vendosni veten në një nivel më lart audiencës në mënyrë që t’ju marrin seriozisht. Do të jeni një kontakt më të mirë me audiencën nëse tregoni pjesën tuaj humane. Tregoni histori personale, jini të vërtetë dhe lëreni audiencën në emocionet tuaja.

5. Tregoni një shaka

Kjo nuk do të thotë se e tërë ligjërata juaj duhet të jetë një komedi rutinë, por të tregoni disa shaka që ngrenë humorin gjatë fjalimit tuaj e ndihmon audiencën të angazhohet më shumë dhe të zbusë humorin. Edhe pse nuk ka nevojë të thuhet, nuk duhet të bëni kurrë një shaka që bie në “kurriz” të një pjesëtari të audiencës. Nëse ndiqni këtë rrugë, humbni respektin.

6. Jini të moderuar

Mos tentoni të udhëzoni audiencën me sasinë e jashtëzakonshme të mençurisë suaj, ata do të mërziten dhe do t’i humbasësh. Në vend të kësaj, mbajini gjërat në një nivel mesatar. Fokusohuni të nxirrni dy apo tre pika nga leksionet tuaja. Mësoji ata me shembuj, anekdota dhe gjëra të tjera të lehta që ata mund t’i kapërdijnë lehtësisht. Kjo do të jetë më argëtuese për ju dhe për ta.

7. Bëni pushim

Të merrni frymë thellë ndihmon në qetësimin e nervave, kështuqë bëni pushim pasi keni dhënë një konkluzion. Të pushoni për disa sekonda i tregon audiencës gjithashtu se ju keni besim të vetja dhe nuk po nxitoheni për të përfunduar çfarë keni për të thënë.

8. Mos u përpiqni të shisni ndonjë gjë

Ka shumë presion kur jeni në skenë. Gjëja e fundit që do të donit të bënit është të shisnit diçka. Nuk është e zgjuar, as e sjellshme. Prezenca juaj në skenë është mjaftueshëm publicitet për momentin.

9. Mos kini frikë nga audienca

Mos kini frikë turmën. Kjo është më e thjeshtë për t’u thënë, se sa për t’u bërë. Të jepni një fjalim praktikisht është një bisedë në grup, por me më shumë njerëz, dhe sigurisht ju i vetmi që flisni. Fakti është se pjesa më e madhe e turmës janë aty për shkakun tuaj. Përndryshe, ata nuk do të ishin atje, kështuqë jeni në shoqëri të mirë.

10. Jini të gatshëm të bëni gabime

Nuk ka turp të bëni gabime ndërsa mësoni. Fjalimi juaj i parë, ngelet fjalimi i parë, kështuqë mos u shqetësoni nëse nuk keni përvojën e duhur. Me kalimin e kohës do të përmirësoheni. Vetëm mbani mend: ne jemi kritikët më të këqinj të vetes. Ju mund të mos vini re (ose të kujtoni) gabimet që bëjnë të tjerët, por të jeni të sigurtë që ata i vënë re ato. Nëse nuk jeni të gatshëm të bëni gabime, nuk do të keni mundësi të përmirësoheni.

Mbani mend, se një spiker i mirë nuk është perfekt me çdo kusht, por ata janë të apasionuar rreth mesazheve të tyre dhe janë të aftë të përcjellin atë pasion te audiencat.

Fokusohuni te entuziazmi dhe energjia e motivimit. Mendoni rreth qëllimit që qëndron pas fjalimit tuaj. Nëse e transmetoni drejt në mesazhin tuaj, do të keni një fjalim të fuqishëm.