3 superdestinacione si Vlora, Ksamili dhe Saranda, të preferuarit e italianëve këtë verë

0

Televizioni La7 zbulon se ku do të pushojnë italianët këtë verë, me listën që kryesohet nga Shqipëria dhe Spanja.

Italianët preferojnë detin dhe në Shqipëri s’kanë si të mos piketojnë tre super destinacione si Vlora, Ksamili dhe Saranda.
Pyetja që shtrohet ështe se cilat janë destinacionet më të kërkuara për verën e 2023-shit.
Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.
Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.
Shqipëria renditet e para në klasifikim, me qytete si Ksamili dhe dy pozicione të tjera, saranda dhe Vlora ndërsa Spanja ka në listën e dhjetë destinacioneve më të kërkuara, 4 prej tyre: Benidorm, Magaluf, Playa Blanca e Palma.
Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.
/ata.gov.al