Flamingot pushtojnë rezervatin natyror të Pishporos

3

Në imazh pasqyrohen qindra flamingo, të cilat zbukurojnë edhe më shumë rezervatin natyror, që tashmë është kthyer në një oaz edhe për shpendin lozonjar, i cili më herët habitatin e tyre të prereferuar e kanë patur në Nartë apo Divjakë Karavasta, por vitet e fundit, kanë gjetur dhe një destinacion të ri, Pishporon.

Flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

/ata.gov.al