5 mijë vrapues nga 40 shtete të botës për Maratonën e Tiranës

155

Maratona e Tiranës është gati të nisë rrugëtimin e saj për të tretin vit radhazi. Më shumë se 5 mijë vrapues, një pjesë e të cilëve fëmijë, do t’i japin jetë eventit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, që vjen si garë e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare të atletikës.

Për arsye të mbarëvajtjes së Maratonës së Tiranës, ditën e dielë do të kryhet devijimi i qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ”Rrugën e Kavajës” dhe atyre që të shpien në Parkun e Liqenit Artificial.