6 cilësi të njerëzve mendërisht të fortë

275

Pjesa më e madhe e njerëzve u largohen frikës së tyre, por jo ata që janë mendërisht të fortë. Padyshim që ju mund ta keni dëgjuar me mijëra herë këshillën për të filluar sa më parë palestrën apo që të bëni ushtrime të ndryshme fizike, por askush mbase nuk ju ka këshilluar asnjëherë që të bëheni më të shëndetshëm mendërisht.

Dhe këtë nuk bëhet fjalë për të bërë sa më shumë fjalëkryqe për të luftuar dementian, por për t’u bërë sa më të fortë mendërisht. Kur ju të filloni të bëni ushtrime të ndryshme në këtë drejtim ju do të keni kontroll të plotë mbi mendimet tuaja, do të menaxhoni më mirë emocionet dhe mbi të gjitha do të jeni më produktivë në punë.

Ja se cilat janë 6 prej cilësive të njerëzve mendërisht të fortë:

1-Ata janë mirënjohës

Në vend që ata të përqendrohen tek ato gjëra që nuk kanë, ata përqendrohen tek ato gjëra që kanë dhe ndihen mirënjohës për një gjë të tillë. Kjo i ndihmon ata që të jenë sa më pozitivë.

2-Ata thonë “jo”

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Kalifornisë në San Fransisko, sa më shumë vështirësi që ju të hasni për të thënë “jo”, më të shumta do të jenë mundësitë që ju të ndiheni të stresuar, të mbingarkuar dhe mos u çudisni sepse edhe mund të bini në depresion. Të thuash “jo”, mund të jetë problem për shumë persona, por jo për njerëzit mendërisht të fortë.

3-Ata kanë kontroll mbi mendimet negative

Nëse ju mendoni se do të dështoni, atëherë të jeni të sigurt se do dështoni, prandaj konsiderojeni këtë si një sfidë dhe mundohuni t’i mbani sa më larg mendimet negative.

4-Ata kanë një përcaktim të tyren mbi suksesin

Kur unë fillova biznesin, gjërat nuk po shkonin aspak ashtu siç unë e kisha imagjinuar, sepse shitjet ranë dhe borxhet po rriteshin. Por kjo nuk më bëri të dorëzohem sepse unë kisha një mbështetje shumë të madhe nga familja dhe miqtë e mi, tregon për “The Enterprenuer”, një prej biznesmenëve më të suksesshëm amerikanë të ditëve të sotme. Nga kjo situatë unë nxora një mësim shumë të rëndësishëm, që gjithkush mund të ketë përcaktimin e vet për suksesin, e rëndësishme është që ai përcaktim të na japë forcë për të ecur përpara.

5-Ata tregohen të durueshëm

Shpjegimin e kësaj pike do ta lidhim me një studim shumë të famshëm që u krye në Universitetin e Stanfordit. Një edukatore la vetëm për 15 minuta në një dhomë një fëmijë duke i lënë në tavolinën përpara një copë keku. Edukatorja u tha se nëse donte, fëmija mund ta hante kekun, por nëse priste deri sa edukatorja të kthehej, do të merrte 2 copa kek në vend të njërës.

40 vjet pas kryerjes së këtij studimi, ka rezultuar se ata fëmijë që pritën kanë arritur rezultate më të larta në jetë duke qenë më të suksesshëm.

Kjo sepse durimi është një hap përpara të qenit i suksesshëm dhe është një prej elementëve më të rëndësishëm dhe më ndihmues në rrugën e vështirë drejt suksesit.

6-Ata nuk fajësojnë të tjerët

Njerëzit e fortë mendërisht nuk ia hedhin kurrë fajin të tjerëve. Ata marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë për veprimet e tyre edhe në rast dështimi.

Disa cilësi të tjera të tyre janë edhe këto: ata janë në pjesën më të madhe të kohës realistë, i dinë dhe i pranojnë kufijtë e tyre, nuk e krahasojnë kurrë veten më të tjerët, sfidat nuk i trembin dhe ajo çka është më e rëndësishmja është se ata i respektojnë edhe konkurrentët e tyre më të fortë.

Burimi: Revista Monitor