Apple “shpëton” përdoruesit të cilët kanë harruar kodin e iPhone

7

Nëse keni ndryshuar kodin e iPhone dhe e keni harruar më pas, iOS 17 do të ofrojë një opsion të ri që do tu ndihmojë. Konkretisht tashmë është e mundur që të ndryshohet një kod i vendosur së fundi në iPhone duke rikthyer kodin e vjetër brenda 72 orësh pasi është bërë ndryshimi.

Nëse vendosni një kod të gabuar, duke klikuar “Forgot Passcode” në fund të ekranit do të hapet një ndërfaqe e re ke opsionin “Try PAsscode Reset.”

Duke klikuar këtë opsion mund të vendosin kodin e vjetër që keni pasur dhe më pas të krijoni një të ri.

Si një masë mbrojtëse, një opsion është vendosur në aplikacionin Settings që ju jep mundësi të fshini historikun e fjalëkalimit në mënyrë që kodi i vjetër të mos përdoret për të hequr kodin e ri.

iOS 17 do të debutojë në Shtator për të gjitha modelet iPhone XS dhe më të fundit ndërsa aktualisht është i disponueshëm në fazën beta përmes një llogarie falas Apple për zhvilluesit.

/pcworld.al