Dhia e egër në Alpet e mbuluara nga dëbora

3

Moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri ka bërë që të shtohet numri i dhive të egra në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau në rrjetet sociale momente të filmuara në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku duket dhia e egër në dëborën që ka mbuluar terrenin.

“Dëbora e parë në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” së bashku me dhinë e egër, vijnë mrekullisht bukur të dokumentuara”, shkruan AKZM.

Dhia e egër ballkanike – (Rupicapra rupicapra) i takon klasës së gjitarëve (Mammalia) në radhën e çift-thundrakëve (Artiodactyla). Mund të arrijë lartësi deri në 80 cm, dhe gjatësi deri në 130 cm, ndërsa disa meshkuj më të fortë arrijnë peshë edhe deri në 40 kg.

Ushqimi i saj përbëhet prej bimëve barishtore, gjethet e reja të shkurreve të larta malore, manaferrat dhe mjedrat.

/ata.gov.al