Studentja në “Columbia” vesh xhubletën ditën e diplomimit

11

Në ceremoninë e diplomimit në një nga universitetet më prestigjioze amerikane si Columbia University, Mary Camaj, e reja me origjinë nga Malësia e Madhe, zgjodhi të vishte xhubletën duke lartësuar e shpalosur me krenari traditën e identitetin e saj shqiptar.

Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta u pranua në 28 nëntor të 2022, në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë.

/ata.gov.al