FOTOT/ Ura e Kamarës, monumenti 400-vjeçar që pret ta vizitoni

22

Nëse udhëton në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, një ndër objektet më interesante që mund të të zënë sytë është Ura e Kamarës në Mirakë. Kjo urë e veçantë është shpallur monument kulture pasi është ndër të paktat ura që konsiderohen vepra arti të arkitekturës që ndodhen edhe përgjatë shtrirjes së rrugës së vjetër Egnatia.

Kjo urë është ndërtuar rreth vitit 1600. Ajo ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, dhe është e ndërtuar mbi pesë qemere të realizuar me gurë ngjyre gri të marrë nga mali i Murrashit. Por banorët e vjetër të zonës shprehen se kjo urë është edhe më e vjetër dhe se në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.

Megjithatë, ura vazhdon të qëndrojë aty e fortë gjatë shekujve, megjithëse goditet fort nga rrjedhat e lumit Shkumbin. Ura ka shpesh vizitorë që vijnë për ta parë, sidomos turistët e huaj nuk humbasin kurrë rastin për ta vizituar.