Japonia merr ‘fronin’, ka pasaportën më të fuqishme në botë. Njihuni me 10 vendet e para

139

Japonia ka kapërcyer Singaporin duke u renditur në vend të parë si shteti me pasaportën më të fuqishme në botë. Qytetarët e saj lëvizin pa viza në 190 vende, një më shumë se Singapori me 189, i listuar tashmë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Gjermania e cila në vitet e mëparshme ka mbajtur vendin e parë në këtë aspekt, ka zbritur në vendin e tretë, ndjekur nga Franca dhe Koreja e Jugut.

Indeksi i Passley Henley i rendit pasaportat sipas fuqisë së tyre të udhëtimit duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Nga të dhënat, rezulton se qytetarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe lëvizin lirshëm drejt 186 vendeve, por nuk kanë fituar qasje në asnjë shtet të ri nga fillimi i vitit 2018. Ndërkohë, ngjitjen më të madhe në indeksin e pasaportave e kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe, nga vendi i 62-të në 2006 në vendin e 21 në mbarë botën aktualisht.

Megjithatë, sipas ‘Daily Mail’ përparimi i tyre mund të tejkalohet nga Kosova që ka plotësuar zyrtarisht të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me BE në korrik. Ndërkohë, Rusia mori shtysë në shtator kur Tajvani njoftoi heqjen e vizave për qytetarët rusë, por vendi ka rënë nga 46 në 47 për shkak të lëvizjeve të shumta në renditje.

E njëjta gjë vlen edhe për Kinën, ku shtetasit kinezë mund të lëviznin pa pasur nevojë për vizë drejt ty vendeve të reja, por pasaporta kineze ra me dy vende, duke u listuar e 71-ta në listë.