Qofte Furre me Rozmarinë dhe Hudhër – Receta me Shije të Mrekullueshme

6

Qoftet janë një nga recetat më të lehta për t’u përgatitur.

Kjo recetë mund tue shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, supa të ndryshme, turshi të përgatitura në shtëpi etj.

Përgatitja e Qofteve të Furrës me Rozmarinë e Hudhër

Përbërësit

  • 500 g mish i grirë
  • 1 kokërr vezë
  • Gjysmë gotë me bukë të thekur të thërrmuar
  • Gjysmë qepe e grirë hollë
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • Gjysmë luge çaji me kripë
  • Gjysmë luge çaji me piper të zi
  • Një lugë çaji me rozmarinë të freskët grirë
  • Disa degëza me rozmarinë gjatë pjekjes

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni furrën në 200 gradë.

Ndërkohë në një tas të madh shtoni mishin e grirë, vezën, qepën, hudhrat e grira (3 thelpinj) dhe erëzat.

Me një lugë druri punojeni mirë derisa përbërësit të krijojnë një masë të plotë dhe homogjene.

Tani është momenti që të shtoni bukën e thekur. Nëse e shikoni që përzierja është pak e botë shtoni edhe pak bukë të thekur.

Me një lugë gjelle merrni pak nga pak nga masa e përgatitur dhe me duar jepini formë të rrumbullakët.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i lagni duart herë pas here me pak ujë, në mënyrë që t’i jepni formë sa më mirë qofteve.

Vendosini në një tavë të lyer mirë më vaj ulliri, dhe vendosni 2-3 thelpinj hudhre dhe degëza rozmarine mes tyre.

Kjo metodë do t’i japi qofteve tuaja më shumë shije dhe aromë.

Nëse qoftet janë të madhësisë sa një arrë piqini për 25-30 minuta.

Ose derisa sipërfaqja e tyre të marri një ngjyrë të kafenjtë.

Mund t’i shoqëroni me makarona, patate, sallata apo edhe supa të stinës.

/agroweb.org