Rruga e çiklizmit TransDinarica, prezantohet projekti për grupet e interesit

1

Eksplorimi i TransDinarica, e para rrugë çiklizmi që lidh shtetet e Ballkanit Perçndimor, sapo ka nisur.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në mbështetjen e GIZ Albania, do të ndërmarrë një seri trajnimesh për aktorët e linjës, me qëllim informimin virtual të tyre, mbi rrugën çiklistike Trans Dinarica.

Këto seminare synojnë të prezantojnë projektin në sektorin e turizmit të çiklizmit dhe të angazhojë grupet e interesit, ku përfshihen të gjithë profesionistët e turizmit, organizatat, guidat, agjencitë, ofruesit e shërbimeve dhe mediave në rajon.

Seminari informativ, virtual mbi Trans Dinarica fokusohet në itinerarin e parë të çiklizmit që lidh të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor: Kroaci, Bosnje dhe Herzegovina, Mali i Zi, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Slloveni.

Ndërkohë Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

/ata.gov.al