Si të përmirësojmë gjendjen emocionale

610

Emocionet janë shumë të fuqishme dhe ato ndonjëherë na bëjnë ta humbasim kontrollin mbi ngjarjet dhe jetët tona. Megjithatë, ekspertët thonë se ka mënyra për të qenë në kontroll të ndjenjave tuaja dhe t’i bëni ato t’ju shërbejnë maksimalisht
Ne mund të reflektojmë mbi gjërat që njerëzit me kontroll të lartë emocional bëjnë.

1-Mos i shpërfillni ndjenjat

Shumë shpesh mund të kuptojmë se kur një emocion po degradon, por vendosim ta shpërfillim atë. Njerëzit me kontroll të lartë emocional nuk e bëjnë këtë gjë. Në vend të kësaj, ata kuptojnë se çdo emocion ka një synim dhe një origjinë. Në vend që t’i shpërfillim ndjenjat e tyre, ata kalojnë nëpër procesin e shëndetshëm të marrjes në dijeni për to, pranimit dhe lejimit të zbehjes.

2-Kuptoni lidhjen ndjenja-trup

Ndonjëherë është shumë e qartë se si emocionet prekin trupat tanë. Kur jemi të trishtuar, kjo na bën të qajmë. Nëse jemi të lumtur, buzëqeshim. Por nuk është gjithnjë kaq e qartë. Njerëzit që arrijnë të kontrollojnë mirë emocionet e tyre e kanë përvetësuar artin e lidhjes emocion-trup. Ata e dinë se stresi mund të rezultojë në një dhembje nofulle nga shtrëngimi ose në trazim stomaku. Ata e kuptojnë se trishtimi mund ta ulë energjinë dhe të shtojë letargjinë.

3-Mos i refuzoni emocionet

Mos i refuzoni emocionet pa i menaxhuar një herë. Nuk mjafton të dini të kuptoni emocionet tuaja dhe të dini se si ndikojnë te trupi, gjithashtu duhet të dini si t’i përpunoni emocionet.

Ndryshimi kyç mes njerëzve që janë të shëndetshëm emocionalisht dhe atyre që i vuajnë më tepër nga sa duhet emocionet është se të parët zgjedhin t’i largojnë nga vetja pasi i kanë marrë të gjitha të dhënat për veten e tyre përmes këtyre emocioneve. Kjo gjë i lejon ata të jenë edhe më të fuqishëm se më parë.

4-Ndjenjat e kanë një shkak

E vërteta është se ndjenjat e kanë një çast të lindjes, si ndjenjat e lumturisë, ashtu edhe të zemërimit, lëndimit apo entuziazmit. Ka gjithnjë një ndodhi që jua shkakton një emocion. Ju duhet të mësoni të identifikoni se çfarë jua shkaktoi atë përgjigje emocionale.

5-Mendimet dhe emocionet ndikojnë te njëra-tjetra

Nëse doni të menaxhoni me sukses emocionet tuaja, atëherë duhet të dini fuqinë e mendimit.

Me kalimin e kohës një mendim i caktuar ka forcën të kthehet në emocion. Ndonëse disa gjëra nuk i kemi në kontrollin tonë, mendimet janë diçka që ne mund t’i kontrollojmë dhe për këtë arsye tregohuni mjaft të kujdesshëm.

Nëse doni t’i përballoni sa më mirë emocionet tuaja, atëherë kaloni te mendimet që keni për një ngjarje, duke marrë kështu hapat zinxhirë të kontrollit të emocioneve.

6-Sjellja emocionale ka pasoja

Njerëzit që kontrollojnë emocionet e tyre e kuptojnë shumë mirë se çfarë pasojash do të ketë lejimi i mbizotërimit të tyre në jetë dhe personalitet. Në vend që të përpiqeni t’ia hidhni fajin një ngjarjeje ose një tjetër personi për pasojat e impulsit emocional që ju krijohet, duhet të merrni parasysh se jeni ju ai që i lejoni ndjenjat të shfaqen ose jo.

7-Mos i përsërisni emocionet që nuk ju ndihmojnë

Disa emocione janë aq të dëmshme për atë që i përjeton saqë duhet punuar shumë që të mos përsëriten. Sjellja pason emocionet tuaja, ndaj nëse doni të keni një mundësi për të qenë sa më të pastër emocionalisht atëherë duhet të mendoni mirë se çfarë ju sjell një emocion i caktuar dhe përse nuk duhet përsëritur.