“Streha mes reve” shpallët filmi më i mirë

24

Në natën përmbyllëse të edicionit të 11 të PriFest, u bë ndarja e çmimeve në kategoritë kryesore të festivalit, ku çmimin kryesor për filmin më të mirë e fitoi “Streha mes reve” (A shelter amongs the clouds), me regji nga Robert Budina dhe produksion nga Sabina Kodra.

“Streha mes reve” është rrëfimi për Besnikun si një bari i vetmuar dhe besimtar i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike, dhe i një babai ish komunist. Atje lart, katolikët dhe myslimanët jetojnë në paqe mes tyre, madje edhe pas zbulmit të Besnikut që xhamia e vjetër e fshatit ka qënë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët.