Belsh, festa lokale “Nymfa e Liqeneve” si promovim i kulturës dhe traditës

0
31

Festa lokale “Nymfa e Liqeneve” iu mirëpret sot dhe nesër në Belsh. Festa ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore të liqeneve të mrekullueshme të Belshit, promovimin e kulturës, traditës, veshjeve popullore të zonës dhe kulinarisë të zonës, veç të tjerash mes prodhimeve bujqësore dhe blegtorale biologjike, me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve për turizëm liqenor dhe jo vetëm.

Dita e parë e festës sot ka nisur me një panair në sheshin e qytetit nga bizneset e zonës ku më pas ka vijuar me një konferencë shkencore nga lektorë të njohur me kumtesa për historinë e Nymfës së Liqeneve dhe në mbrëmje publiku vendas dhe vizitorët do të shijojnë një koncert nga grupet folklorike të zonës.

Dita e dytë e festës do të ketë një guidë turistike të mrekullueshme në vendet më të bukura të zonës së Dumresë.